As Messi dhe as Ronaldo, Forbes zbulon futbollistin më të paguar

As Messi dhe as Ronaldo, Forbes zbulon futbollistin më të paguar

Që kur udhëhoqi Francën drejt lavdisë në Kupën e Botës 2018, Kylian Mbappe është etiketuar si pasardhësi përfundimtar i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në fushë.

Megjithatë, jashtë fushës, askush nuk priste që francezi t'i kalonte të mëdhenjtë e futbollit me shpejtësinë që ka pasi 23-vjeçari u emërua nga Forbes si futbollisti më i paguar në botë.

Sipas Forbes, sulmuesi i Paris Saint-Germain do të fitojë rreth 128 milionë dollarë për sezonin 2022-2023 përpara tarifave të agjentëve, një rekord në renditjen vjetore të revistës.

PSG's Mbappe beats Messi and Ronaldo to top Forbes rich list - Sports -  Dunya News

Messi, 35 vjeç, zbret në vendin e dytë me,120 milionë dollarë, me Ronaldon e Manchester United, 37 vjeç, i treti me 100 milionë dollarë.

Për herë të parë në tetë vjet, as Messi dhe as Ronaldo nuk kryesojnë listën. Neymar i PSG-së dhe Brazilit (87 milionë dollarë) është i katërti, sulmuesi i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah (53 milionë dollarë) i pesti, ndërsa Erling Haaland i Manchester City (39 milionë dollarë) debuton në top 10 në vendin e gjashtë.

Në total, 10 futbollistët më të paguar pritet të mbledhin fitime rekord me vlerë 652 milionë dollarë këtë sezon, 11% më shumë nga 585 milionë dollarë të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy