Partizani u mposht, Daja: Ndeshja mund të merrte drejtim tjetër nëse do shënonim

Partizani u mposht, Daja: Ndeshja mund të merrte drejtim tjetër nëse do shënonim

Partizani u mposht ditën e djeshme nga Basel me rezultatin 3-0, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Kështu, të kuqtë e kryeqytetit janë thuajse të skualifikuar, teksa mund të kualifikohen për më tej vetëm me një mrekulli. Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri Ilir Daja, i cili tha se kundërshtari e meritoi fitoren. Megjithatë tekniku kryeqytetas shpreh keqardhjen që skuadra e tij nuk ia doli të shënojë dot, ndonëse rastet për ta bërë këtë i kishin.

“Në raport me ne, Basel kishte më shumë ditë për ta përgatitur këtë ndeshje, sepse pas fitores tonë ndaj Sfintul në takimin e parë 5-2 në turin e parë të Ligës së Konferencës, Basel do të ndiqte veprimet tona, ndërsa ne kishim vetëm tre ditë kohe për ta përgatitur përballjen e parë në Zvicër.

E dimë që Basel ka traditë jo vetëm në futbollin zviceran, por edhe në kompeticionet Evropiane dhe duke parë kualitetet që ka në ekip menduam që të bënim një përforcim në fazën difensive dhe do mundoheshim që të krijonim shanset tona me sulmin e shpejtë.

Patëm rastet tona për të shkuar te goli dhe nëse shënonim në dy rastet që krijuam pjesën e parë dhe sidomos në fillim të pjesës së dytë ku sulmuesi ynë u shfaq i vetëm përballë me portierin, ndeshja mund të merrte tjetër rrjedhë.

Jemi një ekip i rindërtuar në këtë periudhë, tërësisht mbrotja jonë është e rikompozuar. Basel me zëvendësimet që bëri kishte lojtar të ekipeve kombëtare, ndërsa ne aktivizuam lojtarë të rinj në moshë dhe nuk kanë eksperiencën në ndeshje ndërkombëtare.

Basel e meritoi fitoren, por edhe ne me mënyrën se si luajtëm duhet të kishim shënuar të paktën një gol”, tha Daja pas ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy