Në stadiumin Elbasan Arena, luhet derbi ikryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Tifozeritë e zjarrta të të dyja skuadrave janë përplasur me njera-tjetrën në ambientet e jashtme të stadiumit, pasi në ambientet e brendshme nuk lejohet tifozeri për shkak të masave kufizuese anti-Covid.
Situata duket të jetë agravuar, ku grupe të rinjsh me flakadanë në duar kanë dëmtuar edhe makinat në zonën përreth stadiumit.
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë menjëherë për të mbajtir në kontroll situatën.
Kjo ndeshje normalisht duhet të luhej në stadiumin Air Albania, i cili është vendosur në dispozicionit të Ministrisë së Arsimit për procesin e vaksinimit.
C



