
Superiorja do të rikthehet të premten e 25 shkurtit, për të zhvilluar ndeshjet e vlefshme për javën e 22-të.
E premtja rezervon dy përballje interesante, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, dy skuadra që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Përballje interesante është edhe sfida tjetër, mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, dy skuadra që duan me ngulm 3 pikët.
Të shtunën, vëmendja është tek Tirana-Laçi, dy skuadra që duelojnë për titullin kampion dhe ndahen në 3 pikë diferencë. Bardheblutë kryesojnë, por kurbinasit do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për të arritur në krye.
Në 13:45, luhet “finalja” e mbijetesës mes Egnatias dhe Kastriotit, ndërsa 3 orë më vonë, Kukësi përballet me Teutën.
NDESHJET:
E premte:
16:45 Skënderbeu – Vllaznia
19:45 Dinamo – Partizani
E shtunë
13:45 Egnatia – Kastrioti
16:45 Tirana – Laçi
16:45 Kukësi – Teuta



