
Vasil Bici, specialist futbolli, foli në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, pasi barazimit të Shqipërisë ndaj Çekisë.
Bici deklaroi se Shqipëria u shdaq si një skuadër autoritare në fushë, ndërsa shtoi se me pak kujdes, kuqezinjtë mund të kishin dalë me fitore.
Ishte një nga prezantimet më të mira që kam parë. Ishte një skuadër autoritare në fushë. Nëse do ishim më të kujdesshëm, mund të kishim dalë me fitore në këtë ndeshje.
Mendoj se kishim përballë një skuadër me futbollistë cilësorë, që i ka dhënë tonin futbollit europian dhe botëror. Ne e dinim që nuk do të ishte e lehtë. Kemi futbollistë që luajnë në Europë dhe nuk e kanë të veshur inferioritetin, siç e kemi ne shqiptarët që me të huajt e fillojmë me një marsh më pak.
Meritë e trajnerit Silvinjo, që ka marrë kokrrat pikate që ka dashur. Mund të flasim me superlativa, për të shkuar më lart.
Futbollisti vetë është i zgjuar dhe kur sheh që ka futbollistë të mirë, jep maksimumin, pasi konkurrenca është e madhe dhe secili është në gare për të marrë vendin. Trajneri ka 50 lojtarë që ka piketuar në Europë dhe i vëzhgon.
Ndaj Çekisë, dhanë një shfaqje të mirë futbollistike. Dhanë disa elemente pozitive. Luajtën me autoritet në fushë. Nuk luajtën me inferioritet në fushë. Ndoshta me pak zgjuarsi mund të kishim kaluar në avantazh në fund dhe të fitonim.
Konkurrenca është e pranishme në Kombëtare. Lufta është e hapur. Lojtarët duhet të tregojnë cilësitë më të mira që kanë. Futbollistët janë profesionistë dhe vëzhgohen në çdo cep të fushës.



