Igli Tare drejtori sportiv më i mirë në Serie A

Igli Tare drejtori sportiv më i mirë në Serie A

Shqiptari Igli Tare, i cili drejton ekipin e Lacios, kryeson në një sondazh të “Tuttomercatoweb” për drejtorin më të mirë teknik në Serinë A.

Edhe pse klasifikimi është ende provizor, ai kryeson bindshëm, me 33.82% të votave, shifër e cila bëhet e ditur nga vetë portali italian.

Tare ka lënë pas Masimiliano Mirabelin e Milanit, apo edhe një emër të njohur si Xhuzepe Marote nga radhët e  Juventusit.

Lexuesit e sajtit, e vlerësojnë ish-lojtarin e kombëtares për punën fantastike që ka bërë në drejtimin e Lacios, që gjendet në vendin e 3 në Serinë A, si dhe merr pjesë në Ligën e Evropës.

Tare është konfirmuar prej vitesh si një drejtues inteligjent, duke bërë afrimet e duhura në klub me shpenzime jo maksimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy