Manchester  United këmbëngul për Jadon Sancho

Manchester United këmbëngul për Jadon Sancho

     Pak më shumë se një vit iu desh skuadrave të mëdha të piketonin një ndër lojtarët më të talentuar në qarkullim .   Mesfushori Jadon Sancho është bërë pjesë e  pandashme sidomos e Manchester United që  nuk ka hequr për asnjë moment dorë nga anglezi .  Ideja e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është finalizimi sa më shpejt i këtij operacioni për të mos humbur kohë për goditjet vijuese  që do ta rikthejnë  gjigandin e Premier Leagues aty ku duhet .

Pa dyshim skuadra të  tilla gjithmonë kanë nevojë për goditje cilësore sepse është vetë Adn e klubit që nuk lë vend  për gabime dhe  ylli i Borussia Dortmundit  konsiderohet  element i domosdoshëm  nga  Ole Gunnar Solskjaer me qëllimin e rritjes së cilësisë së  mesfushës .

  Me transferimin e mundshëm në ‘’ Old Trafford ‘’, lojtarë si Bruno Fernandes, Scott Mc Tominay dhe Marcus Rashford do të ndiheshin të privilegjuar sepse karakteristikat e Jadon Sanchos janë në lartësinë e lojës që zhvillon Manchester United dhe do të shëndërroheshin në një rrezik konstant për çdo kundërshtar .    Por kjo histori nuk mbaron me kaq sepse të mëdhatë e Europës gjithmonë e deklarojne asin nën mëngë dhe në rastin konkret kjo skuadër   ka piketuar Ousmane Dembelen i cili akoma nuk ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me Barcelonën  dhe Manchester United do të jetë shumë vigjilent sepse e  finalizon atë  në 2022 , datë që ndoshta do të krijonte një avantazh për anglezët për ta afruar në gjirin e tyre.

‘’ The Red Devilsat ‘’ kërkojnë të ndërrojnë me çdo kusht faqe në sezonin e ri   për ta lënë pas sa më shpejt të kaluarin në të cilin nuk mundën të fitonin asnjë trofe.  Jadon Sancho  mbetet një alternativë  tepër terheqëse dhe ka  zhvilluar një sezon shumë pozitiv me ‘’ Verdhezinjtë ‘’  duke e  mbyllur me  16 gola dhe 18 asiste në 36 takime  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy