Milan, gjen zëvëndësues për Modriç

Milan, gjen zëvëndësues për Modriç

 Dihet se Luka Modricit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur dhe drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për një zëvëndësues ideal. 

Kroati siç dihet është konsideruar ndër më të mirët në botë sidomos gjatë dekadës së fundit, i cili fiitoi në të shkuarën çdo titull me Real Madridin.

 Kuqezinjtë nuk janë vonuar dhe kanë vepruar shpejt, të cilët kanë ngelur të impresionuar nga niveli i Nicolo Zaniolos. 

Mesfushori është huazuar tek Udineze nga Galatasaray në sezonin aktual dhe në fakt në 9 sfida ka shënuar 4 gola, duke treguar edhe njëherë se mbetet tejet i rrezikshëm për çdo rival. 

Përshtatja në disa pozicione, eksperienca ndër vite si dhe aspekti tekniko-taktik e shëndërrojnë ishi-n e Romës në një kandidat potencial për të veshur fanellën e ‘’ Djallit ‘’ gjatë merkatos dimërore.

 Italianët parashikojnë rreth 10-12 milionë euro për fantazistin dhe drejtuesit e turqëve janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë oferta. 

Në fakt kontrata me gjigandët e kësaj lige merr fund në 2027-tën por huazimi tek friulanët shoqërohet me një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit në fundin e sezonit. 

Do të varet nga negociatat në vijimësi dhe nëse gjigandët e Italisë dhe Europës do të veprojnë me shpejtësi mund ta rikthejnë në një ndër ligat më kompetitive, duke qenë se Stefano Pioli e konsideron një vlerë të shtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy