
Xavi Hernandez, ka vendosur të largohet nga drejtimi i Barcelonës në fund të sezonit dhe këtë e komunikoi përsëri pas eliminimit nga PSG-ja, në Champions League. Në këtë situatë, te Barcelona kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri.
Drejtuesit katalanas, po mendojnë që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë një trajneri të brendshëm, siç është Rafa Marquez.
45-vjeçari po bën një punë të shkëlqyer te Barcelona B dhe tashmë mund të provojë drejtimin e ekipit të parë.
Marquez, do të ishte mirë edhe për anën financiare te Barcelona, pasi nuk do të duhej shpenzim i madh dhe shuma mund të përdoret në merkato për afrimin e lojtarëve.



