Juventus, këmbngul për Jadon Sancho

Juventus, këmbngul për Jadon Sancho

Situata e vështirë e Jadon Sanchos tek Manchester United mund të përfundojë shumë shpejt .

Borussia Dortmund dhe Juventusi janë interesuar për shërbimet e anglezit, i cili shkëlqeu në të kaluarën në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ , i konsideruar një ndër lojtarët më premtues në kontinentin e vjetër.

Gjithsesi suksesi i tij është pasuar me ulje-ngritje gjatë eksperiencës në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ bashkë me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ do të zhvillojnë një sfidë të ashpër për mesfushorin.

Marrëdhëniet ndërmjet torinezëve dhe ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mund të rezultojnë një faktor kyç për transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , i cili edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në karrirerë, ish rekordmenët e Scudettos besojnë fuqimisht në aftësitë e tij.

Juventusi prej kohësh është shkëputur nga titujt e rëndësishëm, skuadër e cila gjithsesi konsiderohet një kockë shumë fortë, si në Itali edhe më gjerë dhe drejtuesit besojnë se shumë shpejt do të ripozicionohet në vendin që e meriton.

Kapaciteti i Jadon Sanchos,i cili shoqërohet me aftësitë shumë të mira tribluese , shpejtësinë dhe efikasitetin në duelet një kundra një, vijon të vlerësohet nga tekniku Massimilliano Allegri, një emblemë e Juventusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy