
Largimi i Georginio Wijnaldum tek Parisi e ka dëmtuar disi mesfushën e Liverpoolit . ‘’ The Redsat ‘’ gjenden përpara një situate të vështirë dhe do të mundohen ta rikompensojnë ikjen e hollandezit me një tjetër lojtar kalibri . Anglezët i kanë hedhur sytë tek Milani dhe sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’ preferojnë Frank Kessie. Fakti se kuqezinjtë dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me rinovimin e kontratës ia shton shanset anglezëve për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
Diferencat ndërmjet palëve janë të dukshme për shkak të kërkesave të 24 vjeçarit i cili kërkon 6 milionë euro në sezon por italianët nuk mund ti ofrojnë më tepër se 4 . Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli rrezikon shumë sepse nëse drejtuesit nuk do t’ia plotësojnë dëshirën ishi-t të Atalantës mund të humbasin një lojtar determinant. Kjo situatë ka filluar të analizohet me detaje nga Liverpooli i cili po mendon ofertën 55 milionë euroshe por problematika e kësaj çështje është deklarata e kuqezinjve për fillimin e negociatave nga 70 milionë euro e sipër .
Kualiteti i Franck Kessie është i padiskutueshëm dhe Jurgen Klopp mendon se mund ti jepte një tjetër ritëm anglezëve të cilët kërkojnë rikthimin tek suksesi .
Një fakt që mund ti favorizojë nënkampionët e Serise A është se do të jenë pjesëmarrës në Champions League dhe i duhen shumë muskuj në mesfushë dhe Franck Kessie i ka dëshmuar Stefano Piolit se me prezencën e tij gjithçka behët edhe më e lehtë . Pavarësisht se Milani është drejt gjetjes së identitetit, rrugë të cilën e shpalosi me sezonin e shkëlqyer duhet të mendohet mirë sepse nëse rrezikohet e ardhmja e lojtarit nga Bregu i Fildishtë në ‘’ San Siro ‘’ do të hidhnin poshtë sakrificat e bëra .
50 ndeshje dhe 14 gola ishin reflektimi i një forme për tu patur zili që i ka krijuar shansin për tu vënë në radarët e ish kampionëve të Champions Leagues të cilët kërkojnë të rikuperojnë shkëlqimin e të kaluarës .



