
Prej kohësh drejtuesit e Real Madridit po e vëzhgojnë me kujdes Enzo Fernandezin.
Argjentinasi sigurisht mbetet një prioritet për ‘’ Los Blancos ‘’, një ekip i cili parashikohet se do të rikthehet shumë shpejt tek titujt.
Mesfushori është i përqëndruar maksimalisht tek Botërori, eveniment të cilin ‘’ Albicelestët ‘’ e kanë nisur si kampione në fuqi.
Me Jose Mourinhon të rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pritet një revolucion tek kryeqytetasit, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të Florentino Perezit.
‘’ The Special One ‘’ e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit dhe pikërisht ish fituesit e Champions Leagues do të mundohen ta shtrijnë protagonizmin në çdo kompetiticion duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Në marsin e kaluar 26 vjeçari deklaroi se dëshiron të transferohet tek ‘’ Galaktikët ‘’, ekip ndër më të suksesshmit dhe të pasurit në futboll.
Javier Pastore, agjenti i Enzo Fernandez po e analizon me kujdes këtë interes, shtuar edhe dëshiren e tij për të veshur bluzën e Real Madridit.
Gjithsesi, kreu i Chelseat Todd Boehly kërkon minimalisht 120 milionë euro për yllin e mesfushës, shifër e konsiderueshme, e justifikuar nga eksperienca e deritanishme.
Nëse madrilenët nuk do të kenë sukses për lojtarin nga San Martin në listën e Jose Mourinhos përfshihet edhe Mateus Fernandes i West Hamit.
Portugezi mund të largohet shumë shpejt nga Londra duke qenë se ‘’ The Hammers ‘’ fatkeqësisht kanë rënë në Championship.
Mbetet për tu parë se si do të vijojë kjo histori, duke qenë se flitet për një kampion bote dhe ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.



