Laçi nuk ndalet në merkato, prezanton një malazez për sulmin

Laçi nuk ndalet në merkato, prezanton një malazez për sulmin

Laçi është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato të verës. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e radhës. Sulmuesi malazez, Dejan Zarubica është lojtari më i ri i Laçit.

28-vjeçari vjen nga kampionët e Buducnostit, teksa shihet si një afrim cilësor për skuadrën e Shpëtim Duros. Zarubica ka firmosur kontratë dy vjeçare me Laçin, ndërkohë që pritet t’i japë një ndihmë të madhe bardhezinjve përpara, aty ku në sezonin e fundit shfaqën shumë probleme.

Në 27 ndeshje të zhvilluara me kampionët e Buducnostit, Zarubica arriti të shënojë 8 gola, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë kombëtareve të moshave të Malit të Zi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy