Mbappe del hapur për largimin: Dua të fitoj trofe, nuk më interesojnë paratë

Mbappe del hapur për largimin: Dua të fitoj trofe, nuk më interesojnë paratë

Kylian Mbappe vazhdon të dalë hapur dhe tregon se dëshiron të largohet nga PSG. Sulmuesi është në fund të kontratës me klubin francez dhe duket se ky do të jetë sezoni i fundit me parisienët.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Paris Match”, Mbappe tha se paratë nuk i interesojnë në këtë moment, por shtoi se dëshiron të fitojë trofe.

“Dua të fitoj trofe të mëdhenj. Në aventura të reja, mësoni kultura të tjera dhe bëni shokë  të rinj. Vlerat dhe qëllimet e mia janë mbi paratë. Zbulimi i njerëzve dhe situatave të reja, janë mbi paratë. Nuk më interesojnë paratë në këtë moment.”, tha Mbappe.   

Futbollisti 22-vjeçar pritet të vazhdojë karrierën e tij te Real Madrid, skuadër për të cilën tha se e ka ëndërruar që i vogël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy