
Sigurisht Botërori i Katarit kërkon një përqëndrim maksimal nga çdo lojtar i grumbulluar me kombëtaren e tij .
Rafael Leao është pa dyshim një ndër më të pretenduarit dhe gjatë merkatos shumë klube do të luftojnë për ta bërë pjesë të tyre sulmuesin.
Ky eveniment madhor i cili zhvillohet një herë në katër vite ka fituar terren momentalisht pavarësisht se Milani prej kohësh po tenton pa reshtur për rinovimin me 23 vjeçarin .
Interesi i Manchester City-t , Barcelonës dhe Real Madridit ka shkaktuar frikë tek ‘’ Djalli ‘’ por drejtuesit nga Milano vijojnë të shpresojnë se do ta arrijnë akordin me ishi-n e Sporting Lisbonës.
Për fituesit në fuqi të Calcios qëndrimi në ‘’ San Siro ‘’ i lojtarit nga Almada është një prioritet absolut dhe në lidhje me të ardhmen golashënuesi është shprehur kështu :
“ Pas Botërorit të Katarit do të vendoset gjithçka . Mbledhja e zhvilluar me Paolo Maldinin përpara këtij evenimenti rezultoi ashtu siç shpresuam por akoma duhen analizuar disa detaje ‘’ , përfundoi Rafael Leao.
Ky fakt mund ti shërbejë pretendentëve të lartpërmendur për ta bindur gjatë kësaj kohe për ti dhënë fund eksperiencës me kuqezinjtë dhe pse jo të shëndërrohet një ndër transferimet më të bujshme të merkatos verore të 2023-shit pavarësisht se Milani nuk do të dorëzohet deri në fund për një ndër nxënësit më shembullorë të Stefano Piolit.



