Asambleja e FSHF, Xhixho: U tërhoqën paditë, qetësi pas një furtune

Asambleja e FSHF, Xhixho: U tërhoqën paditë, qetësi pas një furtune

Gazetari Pano Xhixho, komentoi Asamblenë e mbajtur ditën e sotme në FSHF. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai deklaroi se është rikthyer qetësia pas një furtune, duke iu referuar tërheqjes së padive.

Sipas Xhixhos, UEFA e kishte vlerësuar maksimalisht këtë proces sot.

“Është një qetësi pas një furtune. Të kuptosh që janë tërhequr të gjitha paditë, tregon që është rikthyer qetësia. Kishte një prezencë të madhe të UEFA. Ndoshta ne nuk e kemi vlerësuar aq shumë sa ata. Ishte një qetësi që i bën mirë futbollit.

Problematika e Asamblesë nuk ishte se do mbahej, por ishte për çështjen zgjedhore, që u shty edhe për dy javë. Unë pashë një atmosferë të qetë. Nuk ka pasur asnjë reagim, nga të gjitha kampet. Aty ishte një forum futbolli, ku mblidhen të gjithë, edhe ata me reagime kundër.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy