Andriy Shevchenko nuk d të jetë më në stolin e kombëtares së Ukrainës. Ka qenë vetë trajneri, që nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi, njofton se i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares europiane.
Tashmë ish-lojtari po përgatitet për një aventurë të re, ku kohë më parë ka shprehur edhe dëshirën për të drejtuar një klub futbolli.
“Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern. I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.
Shumë faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues”, shkruan Shevchenko në postimin e tij.



