
Pas tentativave për Mason Greenwood, drejtuesit e Juventusit nuk e kanë lënë me kaq dhe po shqyrtojnë të tjerë elementë në merkato.
Në listën e Thiago Mottas është përfshirë edhe Karim Adeyemi, lojtar i cili ka bërë diferencën tek Borussia Dortmundi në sezonet e fundit.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, 22 vjeçari është një kandidat potencial për të qenë pjesë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, ekip i cili e ka humbur ndjeshëm terrenin por sezonin e fundit e justifikoi me fitimin e Kupës së Italisë.

Ishi i Salzburgut e përfundoi sezonin e kaluar me 5 gola dhe 2 asiste në 34 sfida dhe nëse Jadon Sancho do të rikthehet në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, ndoshta gjermani do të përfaqësojë ish rekordmenët e Serisë A duke filluar nga ai vijues.
Për sa i përket lojtarit të Getafes, duhet theksuar se zhvilloi një sezon për tu duartrokitur, i cili mbërriti në kryeqytetin spanjoll me formulën e huazimit por drejtori sportiv Giuntoli po punon për t’ia vënë të dy në dispozicion ish trainerit të Bolognas.
Negociatat nuk do të jenë të lehta por dihet se juventinët janë në proçes rindërtimi dhe pretendojnë medoemos ta rikthejnë historinë në favorin e tyre duke filluar nga sezoni vijues, në çdo kompeticion pjesëmarrës.



