
Eksperienca tek Atlanta United po i siguron pretendentë Thiago Almadas me kalimin e kohës. Fillimisht mesfushori u konsiderua një ndër më premtuesit e dalë nga akademia e Velez Sarsfield dhe shumë shpejt arriti të transferohej në Major League Soccer. Megjithatë s’ka mbetur me kaq pasi edhe në Europë dy gjigandë anglezë si Manchester United dhe Liverpool janë interesuar për 22 vjeçarin. Një fakt që ia rrit ndjeshëm vlerat dhe reflekton potencialin e tij është se në të kaluarën Thiago Almada është krahasuar madje me Lionel Messin për ngjashmërine në lojë, i cili do të ketë një shans gjatë merkatos së janarit për të ndryshuar rrjedhën e karrierës, në aspektin sportiv dhe atë ekonomik. Një aventurë në futbollin më kompetitiv në botë, sidomos në një klub elite do të konsiderohej një sfidë për Thiago Almadan, i cili ishte një ndër 26 të përzgjedhurit e Lionel Scalonit në Botërorin e Katarit.



