Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e Egnatias.
Sipas tij, rrogozhinasit janë skuadra më e mirë e momentit, ndërsa shtoi se janë pretendentët kryesorë për titullin.
Egnatia është më e mira deri në momentin që flasim. Në ekuilibër në të dyja fazat e lojës. Skuadra po përgatitet për ‘Final Four’. Janë me meritë në krye të renditjes. Edhe me lojë është pretendentja e parë për të fituar titullin. Diferencat në ‘Final Four’ bien.
Nuk mund të them diferencat me përqindje. Nuk ka rëndësi, sepse në futboll diferenca bëhet nga fillimi deri sot. Ka qenë skuadër me futboll tërheqësh, sulmues. Me lojtarë që bëjnë diferencën dhe stol të plotë.



