Sulejman Starova: Anglia mori fitore morali, Holandë-Ukrainë ndeshja më e bukur e Europianit

Sulejman Starova: Anglia mori fitore morali, Holandë-Ukrainë ndeshja më e bukur e Europianit

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova në rolin e specialistit në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se Holandë-Ukrainë, ishte ndeshja më e bukur e këtij Europiani. Starova tha gjithashtu se Anglia mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kroacisë, e cila sipas tij vlen për moralin e skuadrës.

“Holandë-Ukrainë ishte ndeshja më e bukur sipas meje. Ishte me emocion. Në pjesën e parë nuk kishte gola, ndërsa në të dytë u shënuan 5 gola. Goli i tretë ishte qershia mbi tortë.

 Favorit ishte Anglia ndaj Kroacisë, duke parë lojtarët që janë. Është një fitore ndaj Kroacisë me lojtarë me emër, ndonëse nuk janë në formën më të mirë. Me 1-0 nuk mbyllet ndeshja, provoi edhe Kroacia. Unë mendoj që Anglia e menaxhoi mirë fitoren. Është një fitore morale kjo e Anglisë. Të lush që në fillim me një skuadër të fortë si Kroacia, nuk është e lehtë. Anglezët tani luajnë si europianët, vetëm për të fituar, jo për të bërë lojën më të bukur”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy