Superiore U-17/ “Lumë” golash në pesë ndeshje! Vllaznia merr kreun, Partizani dhe Tirana nuk falin

Superiore U-17/ “Lumë” golash në pesë ndeshje! Vllaznia merr kreun, Partizani dhe Tirana nuk falin

U luajtën ditën e sotme, pesë takime të vlefshme për javën e nëntë, në Kategorinë Superiore U-17.

Partizani triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Laçit, ndërsa Vllaznia mposhti me vështirësi 3-2 Apoloninë. Një fitore me shumë vlerë për shkodranët, që marrin kreun e renditjes, duke iu falur barazimit të Teutës 2-2 ndaj Internacionalit.

Akademia e Futbollit shkatërroi me shifrat e thella 7-0 Dinamon, ndërsa Skënderbeu u mposht nga Tirana me rezultatin 3-1.

REZULTATET:

Internacional 2-2 Teuta

Partizani 4-2 Laçi

Dinamo 0-7 Akademia e Futbollit

Apolonia 2-3 Vllaznia

Tirana 3-1 Skënderbeu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy