
Ardian Nuhiu nuk është më trajneri i Shkëndijës. Klubi tetovar, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun 45-vjeçar.
Nuhiu mori drejtimin e kuqezinjve në verë, por aventura ka zgjatur pak, ndonëse kishte firmosur kontratë 2 vjeçare.
Vendi i tretë në kampionat, me 4 pikë më pak se kryesuesit e Strugës, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Shkëndijës, që kanë vendosur të ndryshojnë trajner.



