
Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli për MCN TV, pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi 4-1 ndaj Bylisit.
Mërgjyshi, deklaroi se e ka personale me kryesuesit dhe ia dolën të bëjnë mirë.
Ju pata thënë që kam një sfidë personale me kryesuesit. Në 4 ndeshje kemi bërë mirë. Jam i kënaqur, skuadra po vjen në formë. Verdiktet janë zgjidhur neve jemi akoma në lojë për vendin e 4-t që na favorizon në Play-Off. Duhet të jemi të gatshëm për të bërë paraqitje të mira dhe të fitojmë Play-Off.
Kam diskutuar me lojtarët që nëse duhet ta fitojmë këtë ndeshje, kyç janë 15 minutat e para të pjesës së dytë. Duke parë Ballshin, thashë kjo është dita jonë. Fati na ndihmoi duke vrarë ndeshjen.



