
Vedat Muriqi, zhvilloi një sezon të shkëlqyer në La Liga, me fanellën e Mallorca, ku shënoi 15 gola, në 35 ndeshje. Kjo formë e sulmuesit të Kosovës, nuk ka kaluar pa u vënë re. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Galatasaray po ndjek situatën e Muriqit. Kampionët e Turqisë janë në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Icardit, i cili do të rikthehet te PSG, që zotëron edhe kartonin e tij. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, për të marrë sërish Icardin, atëherë Muriqi është plani B dhe drejtuesit do të tentojnë ta afrojnë. 29-vjeçari vlerësohet 20 milionë euro dhe e njeh mirë kampionatin turk, pasi në të kaluarën ka luajtur me Fenerbahce.



