Manchester City, objektiv tek Sporting Lisbona

Manchester City, objektiv tek Sporting Lisbona

Dy sezonet në rradhët e Sporting Lisbonës e kanë shëndërruar Ousmane Diomanden në një ndër më të pretenduarit në merkato.

Mbrojtësi ka treguar vlerat tek një ekip me shumë histori në Portugali, i cili në janarin e 2023-shit mbërriti në ‘’ Jose Alvalade ‘’ për rreth 7 milionë euro por vlera e kartonit është rritur ndjeshëm, e cila momentalisht i arrin 40 milionë eurot.

Ky fakt tregon progresin evident të 20 vjeçarit dhe tashmë në derën e tij ka trokitur një ekip shumë i famshëm.

Manchester City i Pep Guardiolas e konsideron një objektiv për periudhën e transferimeve pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të aftë në aspektin taktik, teknik dhe sidomos sigurisë që ka treguar gjatë sfidave me kryeqytetasit.

Për Sporting Lisbonën është një avantazh pasi bardhekaltërit shquhen për potencialin në aspektin ekonomik dhe natyrisht në atë sportiv garantojnë sukseset në të ardhmen, fakt i cili mund të merret në konsideratë nga Ousmane Diomande.

Të qënit i vlerësuar nga i famshmi ‘’ Pep ‘’, i cili ka lënë gjurmë edhe në të kaluarën me Barcelonën është një ndjesi shumë e veçantë dhe ndoshta vijimësia e lojtarit nga Abixhan i Bregut të Fildishtë mund të ndryshojë shumë shpejt.

Vlen të theksohet se në sezonin e kaluar ishi i Mafras e fitoi kampionatin me të ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’, titullar edhe tek kombëtarja e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy