
Shkëlqimi në Europian me Spanjën, ka vënë në lëvizje ekipet me emër për blerjen e Aymeric Laportes.
Mbrojtësi është bërë pjesë e planeve të drejtuesve të Real Madridit, duke qenë se largimi i Nacho Fernandez dhe pikpyetjet në lidhje me qëndrimin e Antonio Rudiger vijojnë.
Gjatë eksperiencës me Al Nassr, francezi ka treguar profesionalizëm dhe shumë përkushtim, i demostruar edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.
Mirëpo, drejtuesit e arabëve i kanë refuzuar ‘’ Galaktikët ‘’, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e 30 vjeçarit.

Por ky i fundit dëshiron të veshë fanellën e kryeqytetasve, një ekip dominues në Spanjë dhe Champions League gjatë sezonit të kaluar.
Sipas ‘ El Largueros ‘, do të jetë e vështirë për drejtuesit e Real Madridit që t’ia arrijnë qëllimit, për një lojtar me shumë eksperiencë, i cili e njeh La Ligan sepse në të kaluarën u aktivizua me Athletic Bilbaon.
Ja vlen për tu theksuar se kur flitet për ‘’ Los Merengues ‘’ çdo lojtar entuziazmohet sepse janë një ndër ekipet më të suksesshëm të botës.
Një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të ishte natyrisht një hap përpara në karrierë për Aymeric Laporten por fillimisht drejtuesit e Real Madridit duhet ti bindin ato të Al Nassr në këtë periudhë merkatoje.



