Një episod i veçantë është shënuar në takimin e Premier League angleze mes Tottenham dhe Huddersfield. Arbitri kryesor i ndeshjes, Mike Jones, u dëmtua kur arbitrat po bënin nxemjen përpara fillimit të takimit.
Sipas rregullave, arbitri i katërt Kevin Friend, mori vendin e tij, por vend i arbitrit të katërt ngeli bosh dhe organizatorët e takimit duhet të gjenin një arbitër të kualifikuar. Zgjidhja ishte duke e kërkuar arbitrin midis tifozëve prandaj punonjësit e stadiumit vazhdaun për të kërkuar dikë që mund ta merrte përsipër këtë rol.
Një tifoz pranoi ta merrte këtë detyrë, por ai humbi mundësinë që të vjen një herë në jetë, pasi kryesori Jones ndryshoi mendje pak më vonë, duke pranuar ta bënte ai rolin e arbitrit të katërt në Wembley.|
Ai mori një karrige dhe u ul në mes të dy trajnerëve Pochettino dhe Wagner përgjatë gjithë takimit. Tifozi që erdhi për ta ndihmuar qëndroi pranë tij, në rast se do të kishin nevojë për asistencën e tij, por kjo gjë nuk ndodhi.



