
E ardhmja e mbrojtësit të Atletico Madridit Kieran Trippier mbetet skeptike. Janë disa klube nga Seria A dhe gjithashtu nga Premier League , ndër të cilët pretendenti më i fortë është Manchester United .
Sipas As , drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë duke i bërë mirë llogaritë dhe nuk mendojnë të dalin të humbur në këtë operacion , arsye e mjaftueshme për të kërkuar 60 milionë euro. Anglezit i mbeten edhe dy vite kontratë me kryeqytetasit dhe akoma nuk ka deklaruar asnjë pistë mbi të ardhmen .
Problematika e shkaktuar nga koronavirusi i ka dëmtuar mjaftueshëm arkat e klubeve me emër dhe kërkesa e Atleticos në plan të parë duket e vështirë për tu përballuar nga ekipet me emër , në këtë rast për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’. Duhet theksuar se javët vijuese do të jenë përcaktuese për të ardhmen e 30 vjeçarit e cila mbetet një enigmë . Ishi i Tottenhamit vjen nga një sezon i ngarkuar të cilin e mbylli si kampion në Spanjë dhe nënkampion në Europian me ‘’ Tre Luanët ‘’ .
Performanca pozitive në këtë eveniment ia ka rritur automatikisht vlerën e kartonit dhe ekipet e interesuara tashmë janë vënë në dijeni për hapat që duhet të ndjekin për ta larguar britanikun nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Sezonin e kaluar nxënësi i Diego Simeones u aktivizua në 35 ndeshje në të cilat dha një kontribut shumë të vlefshëm drejt rrugës së fitimit të La Ligas , fakt që i theu parashikimet dhe e mposhti dominimin e Barcelonës dhe Real Madridit .



