Opsion me parametër zero për Barcelonën

Opsion me parametër zero për Barcelonën

   Situata delikate e Barcelonës në aspektin ekonomik pa dyshim është pengesa e vetme e saj për të ardhmen .  

Spanjollët janë të detyruar të transferojnë  lojtarë që janë drejt përfundimit të kontratës sepse në të kundërt do të mbeteshin në vendnumëro në lidhje me merkaton .

Eshtë Monchengladbah skuadra që kanë piketuar katalanasit në të cilën aktivizohet  Matthias Ginter .  E kaluara e gjermanit u lidh ngushtë me Spanjën sepse u pretendua edhe nga Atletico Madridi por vendosi ti qëndrojë besnik Borussia Monchengladbahut .

 Kjo alternativë i kthen në retrospektivë ‘’ Los Cules ‘’ të cilët në të kaluarën transferuan ishi-n e tyre Marc Andre Ter Stegen , operacion që i ka rezultuar i suksesshëm sepse është një ndër portierët më të mirë në botë .

Favori i Barcelonës në këtë rast është vlera e kartonit të 27 vjeçarit dhe gjithashtu pretendimet e tij që janë të përballueshme  nga arkat e gjigandëve të La Ligas .  

Mbërritja ose jo në ‘’ Camp Nou ‘’ e Matthias Ginter do të përcaktohet nga vendimi i Xavi Hernandez i cili është kandidati me më shumë shanse për tu ulur në stolin e ‘’ Blaugranëve ‘’ apo të ndonjë traineri tjetër që mund të konsiderohet  si zëvëndësuesi ideal i hollandezit Ronald Koeman .

Përpjekjet e presidecës së lideruar nga  Joan Laporta janë për tu duartrokitur sepse mbizotëron sakrifica për klubin e zemrës të cilin kërkon ta dërgojë drejt trofeve të munguar ndër vite . Matthias Ginter e ka filluar mbarë sezonin me Borussia Monchengladbah duke treguar se është i domosdoshëm për  Adi Hutter në 10 sfidat e realizuara me gjermanët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy