
Carlo Ancelotti, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane. Emri i trajnerit italian është lidhur prej kohësh me kombëtaren “seleçaos”, por mund gjithçka mund të zgjidhet në verë, kur të largohet nga Real Madrid.
Për këtë, ka folur edhe presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Ky i fundit pranoi se Ancelotti është një alternativë dhe është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve.
Ancelotti është i preferuari i lojtarëve. Duket një zgjedhje optimale. Ai gëzon besimin e plotë jo vetëm të lojtarëve, por edhe të tifozëve. Ancelotti respektohet jo vetëm nga lojtarët aktualë në ekip, por edhe nga lojtarët e brezave të kaluar që kanë luajtur me të.
Gjithashtu ai gëzon dhe respektin tim të sinqertë për vetë punën e tij, profesionalizimin, cilësinë që gëzon. Ai është një trajner i klasit botëror, që ka fituar shumë dhe kudo, uroj të vijojë të fitojë sërish.



