Tottenhemi këmbëngul për Adama Traore

Tottenhemi këmbëngul për Adama Traore

Orët e fundit kanë prodhuar ndryshime tek Tottenhami  . Protagonisti kësaj here është Adama Traore i cili me shumë gjasa do të përfundojë duke luajtur në ‘’ White Hart Lane ‘’ .

Tottenhami i mbetet shumë besnik kësaj piste sepse traineri  Antonio Conte është i ndërgjegjshëm për potencialin e spanjollit i cili ka shpërthyer tek Wolverhampton dhe italiani nuk kërkon ta shpërdorojë këtë rast .

25 vjeçari është një lojtar që mund ti ofrojë shumë alternativa ofensivës së ‘’  Gjelave të Londrës ‘’ sepse mund të adaptohet në disa pozicione dhe me shpërthimet që e karakterizojnë mund ti bëjë dëm çdo mbrojtje kundërshtare . 

I rritur në kategoritë inferiore të Barcelonës , Adama Traore pati shansin të udhëtojë drejt Premier Leagues në merkaton e 2015-tës  dhe që prej asaj kohe ka përfqësuar skuadra si Aston Villa , Middlesbrough dhe tanimë Wolverhampton , eksperienca të cilat ja kanë hapur horizontin dhe njëkohësisht e kanë bërë shumë të rëndբsishëm tek ‘’ Ujqërit “ .

 Kryeqytetasit me Antonio Conten në stol e kanë asin nën mëngë sepse 52 vjeçari është një njohës shumë i mirë i Premier Leagues dhe ky aspekt konsiderohet si favorizues në lidhje me eksperiencën tek Tottenham Hotspuri, skuadër që prej shumë vitesh vuan për fitimin e trofeve kolektivë , arsye që në shumë raste ka vënë në dyshim qëndrimin e Harry Kanes .

Gjithsesi momenti në të cilin ndodhen britanikët është shumë shpresëdhënës sepse i kanë të gjitha mundësitë për të bërë mirë deri në fundin e sezonit me qëllimin e pjesëmarrjes në Champions League . 

Me sulmuesin nga  Hospitalet rrugëtimi drejt suksesit do të lehtësohej sepse me shpërthimet e tij vë në vështirësi çdo skuadër .

Përpos interesit të Tottenhamit, ditët e fundit është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm në ‘’ Camp Nou ‘’ , aty ku e presin me krahëhapur dhe ndihen krenarë për progresin e bërë në tërë këto vite në një kampionat që përfshihet ndër më kompetitivët në botë .

21 sfida i kanë dhënë shansin për të gjetur vetëm në një rast rrugën e rrjetës por kontributi në përgjithësi e lë të qetë portugezin Bruno Lage sepse me një lojtar të tillë gjithçka është e mundur për Wolvesin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy