F1, Hamilton rikthehet tek fitorja, Vettel e ndjek nga pas, Verstappen i treti

F1, Hamilton rikthehet tek fitorja, Vettel e ndjek nga pas, Verstappen i treti

Është rikthyer tek fitorja pas triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale të Melburnit në Australi, Luwis Hamilton.

Në garën e dytë të sezonit në Çmimin e Madh të Kinës ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Mercedesit me kampionin e vitit të kaluar, Lewis Hamilton.

Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty, pa u shqetësuar aspak nga rivalët e tij.

Gjermani i Ferrarit, Vettel arrin gjithsesi të renditet në vendin e dytë, duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve, e duke u shfaqur kështu si kundërshtari kryesor për fitimin e këtij Botërori të Formulës 1.

Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.

Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy