
Gjatë kësaj merkatoje verore një ndër objektivat e Atletico Madridit është natyrisht përforcimi i mbrojtjes.
Vështirësitë e hasura në lidhje me transferimin e David Hanckos, menjëherë i kanë vënë në lëvizje drejtuesit dhe Piero Hincapie është shëndërruar në objektivin e rradhës.
Në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ janë transferuar disa lojtarë deri më tani, si Robin Le Normand, Alexander Sorloth dhe Julian Alvarez dhe gjithashtu madrilenët janë afër marrëveshjes me Conor Gallagher.
Prej shumë kohësh ekuadoriani po tentohet nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe elementi që spikat është se mund të adaptohet në disa pozicione të prapavijës, fakt që pëlqehet nga traineri Diego Pablo Simeone.
Javët vijuese sigurisht do të jenë determinante për të përcaktuar arritjen ose jo të këtij objektivi, nga një ekip shumë i sikletshëm në Spanjë dhe Europë.
22 vjeçari nga Esmeraldas ka zhvilluar tre sezone tek Bayer Leverkuseni, ekip me të cilin kaloi deri në finalen e Europa Leagues në të shkuarin, të humbur 0-3 kundër Atalantës.



