
Rey Manaj është lojtar i lirë. Sulmuesi i Kombëtares, ka mbyllur bashkëpunimin me Watford, me të cilët u bashkua pak muaj më parë.
Ka qenë vetë klubi anglez, që nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, njofton mbylljen e kontratës me Manajn.
“Kemi ndërprerë kontratën me Rey Manaj me marrëveshje. I urojmë suksese Manajt në vazhdim”, thuhet në njoftim.
Tashmë 25-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.



