
Vështirësitë e hasura në sezonin aktual tek Liverpooli sigurisht e kanë bërë Alexander Isak të reflektojë në lidhje me të ardhmen.
Ish-i i Real Sociedadit ka deklaruar se dëshiron largimin nga ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë merkatos së verës i cili nuk ndihet komod.
Vetëm 3 gola në 16 sfida nuk e justifikojnë kurrsesi investimin e bërë nga Tom Werner për 26 vjeçarin i cili tashmë po e mendon të ardhmen tek Barcelona.
Alexander Isak i njeh shumë mirë spanjollët duke qenë se në të shkuarën ishte pjesë e Real Sociedadit dhe ka treguar disa herë vlerat gjatë dueleve.
Mënyra se si luan i përshtatet lojës së ekipit të Hansi Flick, prezenca e të cilit në ofensivë mund ti japë shtysë për arritjen e objektivave.
La Liga përbën një sfidë për çdo lojtar kalibri sidomos nëse i referohemi ekipeve të elitës të cilët sigurisht janë kandidatë në çdo sezon për të fituar tituj të rëndësishëm.
Në të shkuarën ‘’ Të Kuqtë ‘’ shpenzuan afro 140 milionë euro për golashѱnuesin nga Solna dhe presidenti Tom Werner ka deklaruar se do të tentojë ta rikuperojë totalisht këtë shifër.
Për Joan Laportan do të jetë shumë e vështirë duke marrë në konsideratë situatën jo të mirë të katalanasve në aspektin ekonomik.
Megjithatë dëshira e Alexander Isak për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të bëjë diferencën i cili natyrisht pretendon suksesin si në aspektin personal ashtu edhe në atë kolektiv.



