Thibaut Courtois ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid. Klubi madrilen dhe portieri belg kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 5 vite të tjera.
“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, njofton klubi spanjoll.
Courtois është pjesë e Real Madrid, nga verë e vitit 2018, kur u transferua në Spanjë nga skuadra e Chelsea, për 35 milionë euro.



