
Natyrisht vendimi i Jurgen Klopp për tu larguar në fundin e sezonit, i ka tronditur drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’.
Gjermani ka fituar disa trofe të rëndësishëm ne anglezët, përfshirë edhe Champions Leaguen por siç dihet çdo fillim e ka një fund.
Disa emra po shqyrtohen për ta zëvëndësuar ishi-n e Borussia Dortmundit, ndër të cilët sipas ' Team Talk ' përfshihet edhe ai i Ruben Amorim.
Portugezi ka spikatur me kontributin e dhënë tek Sporting Lisbona, skuadër me të cilën ka fituar dy Kupa Lige, një Kampionat dhe një Superkupë.
39 vjeçari e përqëndron më së shumti vëmëndjen tek zbulimi i talentëve, nga të cilët merr gjithmonë maksimumin në shërbim të ekipit.
Edhe pse është ende herët, Ruben Amorim mund të ketë shansin për të nisur një eksperiencë të re në karrierë, tek një ekip ku kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat, i cili magjepsi në të kaluarën duke fituar çdo titull, nën drejtimin e 56 vjeçarit nga Stuttgart.
Për më tepër do të ishte një sfidë shumë e vështirë për luzitanin, i cili falë përkushtimit dhe pasionit për profesionin e tij ka arritur deri në këtë nivel.



