Sfidë gjigandësh për Dayot Upamencanon

Sfidë gjigandësh për Dayot Upamencanon

 Mungesa e marrëveshjes në lidhje me rinovimin e kontratës e ka vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Dayot Upamencanos në ‘’ Allianz Arena ‘’. 

Referuar kësaj situate drejtuesit e Paris St Germain dhe ato të Real Madridit kanë filluar tratativat për të firmosur me mbrojtësin, një ndër më cilësorët aktualisht. 

‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ shquhen për aspektin sportiv dhe sidomos atë ekonomik dhe pritet që të luftojnë deri në ditën e fundit të merkatos për ishi-n e Leipzigut. 

Kërkesa e 27 vjeçarit ende po analizohet nga krerët e gjigandëve të Bundesligës duke qenë se synon të përfitojë rreth 17 milionë euro në sezon. 

Natyrisht kjo shifër përbën një pengesë por duhet theksuar se si presidenti Nasser Al Khelaifi ashtu edhe Florentino Perez janë të gatshëm ta përballojnë. 

Largimi i Dayot Upamencanos do të rezultonte një goditje për 11-shen e trainerit Vincent Kompany, vlera e të cilit në merkato arrin 60 milionë eurot. 

Potenciali i tij është i padiskutueshëm, i reflektuar edhe tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’, me të cilën fitoi Nations Leaguen në 2021-shin. 

Si për kuq e blutë ashtu edhe për ‘’ Los Merengues ‘’ ky komponent do të përbënte një avantazh për prapavijën duke qenë se është treguar tejet efikas, cilësor dhe fitimtar shpeshherë në duelet një kundra një. 

Sezoni aktual është i pesti për Dayot Upamencanon tek ish rekordmenët e Bundesligës, i shoqëruar deri më tani me 1 gol në 16 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy