
Me mbërritjen e Todd Boehly-t , Chelsea po përjeton momente shumë të bukura dhe është fokusuar maksimalisht tek merkatoja .
Miliarderi amerikan ka premtuar transferimin e lojtarëve cilësorë për ti shtuar sukseset e londinezëve në vijimësi .
Koha i vendos të gjitha pikat mbi i dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë në momentin ideal për të rikuperuar terrenin e humbur në vitet e fundit .
Objektivat janë disa por sigurisht krijojnë një lloj vështirësie për ti transferuar për shkak të pretendimeve të ekipeve përkatëse. Jules Kounde Matthijs de Light , Raphinha , Raheem Sterling dhe së fundmi braziliani Neymar Junior janë disa nga opsionet që po analizon traineri Thomas Tuchel.
Sulmuesi i Paris St Germain është një ëndërr e ishi-t të Borussia Dortmundit dhe sipas raportimeve të ‘ As ‘ , edhe Premier League ia ka hapur dyert pas eksperiencave të shkëlqyera në La Liga dhe Ligue 1.
Objektivi i kryeqytetasve është përsëri ngritja e trofeut më të rëndësishëm për klube dhe natyrisht Premier League dhe me rrugën e deritanishme, kuptohet se të besuarit e Thomas Tuchel do të vijojnë të jenë kandidatë potencialë për të fituar çdo trofe në të ardhmen.
Pas pesë viteve në ‘’ Parque de Prince ‘’ , ‘’ Stamford Bridge ‘’ konsiderohet një destinacion ideal, tek një ekip që gëzon një potencial ekonomik për tu patur zili dhe oferta e drejtuesve mund ta bëjë të famshmin ‘ Ney ‘ ti thotë lamtumirë kuq e bluve në merkaton e verës.
Rruga e Chelseat sapo ka filluar dhe e kaluara e suksesshme e shoqëron në çdo hap dhe gjatë kësaj periudhe do të reflektohet potenciali i drejtuesve të një ndër ekipeve më të fortë të kontinentit të vjetër.



