Roma pëlqen Trincaon

Roma pëlqen Trincaon

Me Mourinhon në stol Roma vijon me këmbnguljen e përditshme në funksion të përmirësimit të mëtejshëm .  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ kërkojnë të rikuperojnë mentalitetin fitues dhe aktualiteti që po përjetojnë të jep për të kuptuar një gjë të tillë .  Traineri luzitan nuk ka humbur aspak kohë që në momentin kur udhëtoi drejt kryeqytetit italian dhe në mendjen e tij tashmë qarkullojnë shumë emra për merkaton .  Për këtë arsye orët e fundit ka spikatur  Francisco Trincaon .  

Duke qenë se e ardhmja e turkut Cengiz Under në  ‘’ Olimpico ‘’ mbetet skeptike sepse pretendohet nga Marseille  , Jose Mourinho është treguar shumë vigjilent me objektivin e paraprirjes së një largimi të mundshëm të turkut.  Francezët nuk do të jenë të vetëm në këtë luftë sepse edhe Wolverhampton mbetet në garë për 23 vjeçarin .

Nëse i referohemi  idesë së Barcelonës , drejtuesit e spanjollëve janë shprehur të gatshëm ti japin mundësinë e progresit të mëtejshëm me formulën e huazimit për të analizuar evolucionin e  Trincaos për të cilin mundësitë kanë rezultuar të reduktuara nën drejtimin e Ronald Koeman .  

Operacioni 30 milionë eurosh i realizuar në merkaton e 2020-tës nuk i ka përmbushur pritshmëritë e ‘’ Los Cules ‘’ sepse  ishi i Bragës është lënë krejtësisht në hije nga Ronald Koeman  dhe tashmë duke patur parasysh situatën e komplikuar ekonomike të spanjollëve  , largimi i tij është mëse i arsyeshëm sepse  do të bëhej pjesë e një ekipi që po rritet dita ditës dhe për më tepër do të drejtohet nga një ndër figurat më të rëndësishme të trainingut  .

  Sezoni i përfunduar  i ka dhënë shansin  Francisco Trincaos për të treguar cilësitë në fushën e lojës të cilat i ka kanalizuar në  42 ndeshje dhe 3 gola por me trokitjen e Jose Mourinhos në derë e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër drejtim në ditët vijuese .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy