Albion Avdijaj rikthehet në Zvicër. Sulmuesi i cili në sezonin e fundit luajti për Tiranën dhe Vllazninë, do të luajë në kategorinë e dytë zvicerane në edicionin e ardhshëm. Avdijaj do të jetë pjesë e skuadrës së Kriens, tek të cilët është zyrtarizuar ditën e djeshme.
27-vjeçari rikthehet kështu në Zvicër aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të Grasshopers dhe Vaduz. Në Superiore, Avdijaj nuk ia doli të lërë gjurmë, teksa arriti të shënojë vetëm një gol, ndonëse është një sulmues.



