
Një ndër objektivat e drejtuesve të Manchester United referuar merkatos së verës është gjetja e një qendërsulmuesi.
Prej shumë kohesh në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ po analizohen disa alternativa, ndër të cilat spikat Bryan Mbeumo.
25 vjeçari ka shkëlqyer me Brentfordin, arsye e mjaftueshme kjo për tu pretenduar nga disa ekipe në Premier League.
Futja në garë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ sigurisht do ta bëjë edhe më emocionuese dhe sipas lajmeve të fundit thuhet se francezi është shumë afër kalimit tek kjo skuadër.
20 gola dhe 9 asiste në 45 sfidat e sezonit të kaluar, për më tepër me një ekip modest si Brentfordi e kanë impresionuar trainerin Ruben Amorim, të cilit i është besuar stoli për më tej.
Negociatat ndërmjet palëve vijojnë pasi Bryan Mbeumo konsiderohet një ndër më të spikaturit e kampionatit anglez.
Ndërkohë, drejtuesit e Brentfordit janë të ndërgjegjshëm se përballë interesit të 20 herë kampionëve të Premier Leagues pak mund të bëjnë dhe në vijimësi pritet oferta e Joel dhe Avram Glazer për golashënuesin.



