
Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Tirana dhe Partizani do të jenë dy skuadrat që do të luftojnë për titullin deri në fund.
Sipas Dedes, Tirana është një skuadër cinike, fiton edhe kur nuk prodhon lojë, ndërsa për të kuqtë, deklaroi se shpërdorojnë disa herë avantazhin.
Tani është faza finale, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Partizani e kishte pak më të vështirë ndeshjen ndaj Egnatias. Skuadrat po tregojnë të njëjtat probleme. Partizani na ka treguar se ka qenë në avantazh dhe ka shpërdoruar.
Nëse i referohemi vetëm avantazheve që kanë pasur, do ishin të shkëputur në kampionat. Tirana është cinike. Fitojnë edhe atëherë kur nuk prodhojnë sa duhet. Mendoj se këto dy skuadra do të rivalizojnë për titullin deri në fund.



