
Blerja nga sheikët arabë me në krye Mohamed Bin Salman e ka shëndërruar në klubin më të pasur në botë Newcastle United . Anglezët tani e tutje do të kenë një shans që s’duhet humbur drejt suksesit dhe të plotësojnë ëndërrën e shumë viteve , fitimin e Premier Leagues . Bardhezinjtë drejtohen nga një teknik me shumë eksperiencë siç është anglezi Steve Bruce i cili ka në dizpozicion mbështetjen e krerëve të klubit dhe pak e nga pak ka filluar me deklarimin e objektivave .
Ndalesa e rradhës është pikërisht në Angli tek Manchester United , një ndër kundërshtarët më të fortë . Sipas As janë 4 alternativa të cilave Steve Bruce ia ka vënë syrin. Së pari është Donny Van de Beek .
Hollandezi nuk ka gjetur shumë hapësira tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe kjo histori parashikohet se do të marrë fund shumë shpejt . Ishi i Ajaxit duket tejet i zhgënjyer me rotacionet e njëpasnjëshme dhe kërkon të fitojë një vend titullari për ti vënë pikën kësaj ekperience të hidhur .
Pas tij është Jesse Lingard. Pavarësisht se rendimenti i shfaqur ka elementë bindës brenda tij, kërkon rikuperimin e protagonizmit që kishte gjatë periudhës së huazimit tek West Ham United , skuadër që ritheksoi vlerat e britanikut .
I treti në listë është Anthony Martial . Rikthimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ ka ndryshuar shumë gjëra në lidhje me funksionimin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe autmoatikisht ka lënë në prapavijë francezin .
Duke qenë se situata në lidhje me aktivizimin si titullar nuk është aspak favorizuese , 25 vjeçari ka kërkuar largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ gjatë merkatos dimërore. Lista mbyllet me Eric Bailly. Prezenca e Raphael Varane e ka dëmtuar vijimësinë si titullar dhe tekniku nordik konsideron se rruga më e mirë për ishi-n e Villarealit është ndërrimi i ambjentit .



