
Pavarësisht se vijon maksimalisht i përqëndruar tek Botërori i Katarit me Argjentinën e tij, e ardhmja e Lionel Messit është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit.
Fillimisht u duk se ‘’ La Pulga ‘’ do ti bashkohej Inter Miamit por ky lajm është përgënjeshtruar .
Gjithsesi gjatë kësaj kohe , vijimësia e karrierës është lidhur me rikthimin tek Barcelona por sipas prestigjozes ‘ Marca ‘ janë disa arsye të cilat e vështirësojnë veshjen përsëri të ngjyrave kuq e blu.
Një ndër to ka të bëjë me problemet me Fair Play-n, që do të thotë se nëse paga e një lojtari i kushton mbi 25 milionë euro në sezon , kjo skuadër duhet ti japë dritën jeshile largimeve për të krijuar një ekuilibër në aspektin ekonomik.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me një rinovim të mundshëm me Paris St Germain, deri në 2024-tën , tentativë e cila ka filluar në korrikun e kaluar dhe duhet pritur përgjigjja e 35 vjeçarit nga Rosario, i cili vijon të jetë i fokusuar tek ndeshja e rradhës kundër Australisë në fazën me eleminim direkt.
Një tjetër arsye e cila gjithashtu ka krijuar tensione ndërmjet Barcelonës dhe shtatë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ është largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ drejt ‘’ Parque de Princes ‘’ , i cili sigurisht i ka shkakruar pakënaqësi spanjollëve por gjithsesi kontributi i dhënë ndër vite i shërbeu për tu konsideruar si një ndër ekipet më të famshëm në botë, fakt që nuk do të harrohet asnjëherë nga drejtuesit dhe mbarë tifozeria e katalanasve .



