Atletico Madridi, gjen mesfushor tek Az Alkmaar

Atletico Madridi, gjen mesfushor tek Az Alkmaar

  Një ndër objektivat e drejtuesve të Atletico Madridit për sezonin e ri do të jetë përforcimi i mesfushës. 

Diego Simeone është një ekspert në këtë pozicion duke qenë se u aktivizua në kohën si lojtar dhe i njeh me detaje dobësitë e ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Kryeqytetasit ia kane shtuar listës emrin e Kees Smit, pjesë e Az Alkmaarit. 

20 vjeçari po impresionon në Eredivisie, tek një ndër ekipet më të fortë për të cilin janë disa pretendentë në garë.

 Mënyra se si luan i ka bërë ekspertët ta krahasojnë me Frenkie de Jongun, i cili spikat për organizmin e lojës, vizionin dhe inteligjencën në aspektin taktik. 

Ta impresionosh ‘’ El Cholon ‘’ nuk është e lehtë duke qenë se njihet si një ndër trainerët më kokëfortë dhe cilësorë në futboll. 

Edhe në Premier League po luftohet për të marrë shërbimet e yllit të Eredivisies dhe në fakt ky interes mund të konsiderohet një kërcënim për spanjollët. 

‘’ Los Rojiblancos ‘’ përbëhen nga komponentë cilësorë sidomos në aspektin konkret dhe përfshirja e Kees Smit mund ti ndihmojë për ta rritur rendimentin gjatë sfidave. 

Pa dyshim nxënësi i Leeroy Echteld është një ndër talentët më në formë në Europë, për të cilin do të zhvillohen sfida tejet emocionuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy