Pulisic në radarët e Atleticos

Pulisic në radarët e Atleticos

  Në merkaton dimërore të 2019-tës Borussia Dortmundi arriti një akord të suksesshëm me shitjen e Christian Pulisic tek Chelsea kundrejt 65 milionë eurove .

Me kalimin e kohës performanca e mesfushorit tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk arriti ti përmbushë pritshmëritë dhe në ‘’ Stamford Bridge ‘’ po mendohet se zgjidhja më e mirë është largimi i amerikanit.

Pretendentët në fakt nuk kanë munguar asnjëherë për talentin 23 vjeçar dhe Atletico Madridi i Cholo Simeones vijon të besojë në aftësitë e Christian Pulisic.

Eksperienca tek kryeqytetasit deri më tani përmblidhet në 117 sfida në të cilat ka arritur të shënojë 25 gola  dhe 19 asiste.

Interesi i Atleticos duke iu referuar situatës së ndërlikuar të ishi-t të ‘’ Verdhezinjve ‘’ konsiderohet një destinacion që mund ti japë fund kalvareve të përjetuara nga Christian Pulisic i cili nëse do të ketë fatin e transferimit në ‘’ Wanda Metropolitano “ do ti bashkohej një ekipi shumë cilësor që lufton në çdo sezon për tituj të rëndësishëm dhe gjithashtu do të vihej nën urdhërat e një prej trainerëve më të mirë në botë , pa të cilin Atletico do ta kishte shumë të vështirë të arrinte sukseset në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy