Mbyllen pjesët e para/ Haaland humb penallti, dy gola ne Inter-Benfica

Mbyllen pjesët e para/ Haaland humb penallti, dy gola ne Inter-Benfica

Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Champions League, të vlefshme për fazën çerekfinale.

Barazim pa gola në Bayern Munich-Manchester City. Haaland kishte mundësinë të kalonte në avantazh anglezët, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 38-të. Ndërkohë bavarezët kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë. Më këtë rezultat, në gjysmëfinale shkon Manchester City, që fitoi ndeshjen e parë 3-0.

Në barazim 1-1, u mbyll pjesa e parë edhe në sfidën tjetër, Inter-Benfica. Italianët kaluan të parët në avantazh me Barela në minutën e 14-të, ndërsa portugezët barazuan me Aursnes në minutën e 38-të. Ndeshja e parë, përfundoi me fitoren 2-0 të Interit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy