Rey Manaj mund të quhet si lojtari më i ri i Watford. Sulmuesi shqiptar ka mbërritur ditën e sotme në Britaninë e Madhe dhe i është nënshtruar vizitave mjekësore.
25-vjeçari do të luajë me klubin anglez në Championship dhe objektivi është i qartë, të ngjiten në Premier League për sezonin tjetër.
Manaj kishte edhe një vit kontratë me Barcelonën, por këta të fundit nuk e kishin në planet e tyre dhe për këtë arsye u vendos për largimin e tij. Në sezonin e fundit, lushnjari ishte pjesë e Spezia në Serie A, ku u aktivizua në 30 ndeshje dhe arriti të shënojë pesë gola.



